Aktualitet

ME VIDEO- Premtimi i BUJSHËM i Bledi Çuçit: Nesër do keni diell, do kujdesem vetë. Mesdhetar madje...

Ministri Çuçi si i zoti i shtëpisë mbajti dhe një fjalë falenderuese për bashkëpunimin, por duket se ishte vendosur pak në siklet nga koha me shi.

19 Prill 2023, 10:08 Nga k.m.
ME VIDEO- Premtimi i BUJSHËM i Bledi Çuçit: Nesër do
Bledi Çuçi

TIRANË- Shpesh herë diskutohet dhe përdoret si retorikë që politika kontrollon çdo gjë. Por që kontrollonte dhe natyrën, këtë fakt na e konfirmoi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Gjatë një takimi pune me polici të kryeqyteteve evropiane, ministri Çuçi si i zoti i shtëpisë mbajti dhe një fjalë falenderuese për bashkëpunimin, por duket se ishte vendosur pak në siklet nga koha me shi. Ndaj edhe u bëri një premtim të madh.

"Shpresoj që të keni mjaftueshëm kohë për të vizituar dhe shijuar Tiranën, e cila iu mikpret me të gjitha dimensionet e saj. Do kujdesem që nesër të keni edhe diell mesdhetar për ta shijuar...,"-tha ministri Çuçi.

Me këtë që tha sot, Çuçi bëhet i dyti politikan dhe ministër që do të ndërhyjë në çështjet e diellit. Fillimisht Ferdinand Xhaferraj rregulloi cilësinë e yllit, ndërsa tani ministri e kontrollon kur të dalë e kur jo.

bledi çuçi

Sondazh

Poll