Aktualitet

Merr flakë një Benz në dalje të tunelit 'Tiranë-Elbasan'

Burime i thanë Dosja.al se makina ka shpërthyer në flakë në dalje të tunelit dhe se për fat të mirë nuk ka të dëmtuar.

19 Prill 2023, 10:47 Nga f.g
Merr flakë një Benz në dalje të tunelit
Foto ilustruese

TIRANE- Një automjet tip Mercedes Benz ka marrë flakë në aksin Tiranë Elbasan dhe shkak dyshohet se është bërë një defekt teknik. Burime i thanë Dosja.al se makina ka shpërthyer në flakë në dalje të tunelit dhe se për fat të mirë nuk ka të dëmtuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e shkakut të zjarrit.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Tiranë - Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë dhe është djegur, gjatë kohës që ishte në lëvizje, automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin L. F. Si pasojë e zjarrit janë shaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të këtij rasti./Dosja.al

digjet makina ne elbasan

Sondazh

Poll