Aktualitet

"Jemi të qetësuar dhe të kënaqur"/ Banorët e Bërxullës takohen me drejtuesit e Hipotekës: Lajm i mirë për ne, pronat do çertifikohen

Banorët thonë se kanë shpresa e se janë qetësuar, mirëpo ende i bëjnë thirrje Qeverisë dhe ministrisë që të ndalojë projektin që prek pronat e tyre.

19 Prill 2023, 09:47 Nga A.B
"Jemi të qetësuar dhe të kënaqur"/  Banorët e
Banori

TIRANË- Pas 7 muajsh protesta dhe thirrje ndaj Qeverisë kundër projektit 'Thumanë-Kashar', banorët e Bërxullës kanë marrë një lajm të mirë. Ditën e sotme, ato u takuan me përfaqësues të Hipotekës, të cilët u bënë të ditur se të gjithë banorët, që kanë aplikuar edhe jo, do t'u çertifikohen pronat. Duke e quajtur një lajm të mirë, banorët thonë se kanë shpresa e se janë qetësuar, mirëpo ende i bëjnë thirrje Qeverisë dhe ministrisë që të ndalojë projektin që prek pronat e tyre.

Ata thonë e kanë me Ministrinë e Infrastrukturës, për projektin e rrugës, pasi nuk është bërë transparencë në lidhje me mbikalimet dhe nënkalimet që do të bëhen.

“Nga takimi që kishim me drejtorin e zyrës rajonale të Kadastrës, ishte i frytshëm. Pronat që kanë bërë aplikim qoftë banesat për legalizim që janë në zyrat e hipotekës do të certifikohem. Dhe ato që nuk kanë bërë akoma aplikim janë në kohë për të aplikuar. Tani problemi jonë është me Ministrinë e Infrastrukturës për projektin e rrugës. Nuk i dalin llogaritë që kanë bërë as për mbikalim, as për nënkalim.

Ne protestën do ta vazhdojmë deri ditën kur do zgjidhjet problemi. Nuk kemi asnjë rrugëzgjidhje po nuk u bë transparencë për nënkalimet, rrugët dytësore. Me atë që kemi diskutuar të gjithë ato dosje që e kanë dokumentacionin e rregullt do mbyllen brenda javës. Ata që kanë mangësi do njoftohen dhe do i plotësojnë. Duhet të fillojmë urgjentisht t‘i bëjmë”, deklaroi ai.

Çfarë ka ndodhur me banorët?

Banorët e Bërxullës kanë 7 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën./Dosja.al

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll