“I pëlqente e dashura e tij”/ Vrasja e 20-vjeçarit, zbardhet dëshmia e të arrestuarit: I zuri pritë, donte të sqarohej…
Ensi Maze ka shtuar se ka pak ditë që është kthyer nga Holanda ku është edhe me studime. E këto ditë kishte takuar edhe shokun e tij që i kishte rrëfyer për konfliktin që kishte me viktimën, ndërsa pretendonte se ky i fundit e kishte rrahur.
TIRANË- Zbardhet deklarata e Ensi Mazes, një ditë pas vrasjes së 20-vjeçarit Stiven Toshkëzi. Ensi Maze, i pari që përfundoi në pranga menjëherë pas ngjarjes ka deklaruar se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Axel Hoxhaj. Ky i fundit është ende në arrati.
Ensi Maze ka shtuar se ka pak ditë që është kthyer nga Holanda ku është edhe me studime. E këto ditë kishte takuar edhe shokun e tij që i kishte rrëfyer për konfliktin që kishte me viktimën, ndërsa pretendonte se ky i fundit e kishte rrahur. Sipas Mazes, konflikti kishte nisur sepse një vajzë të cilën e pëlqente Axel Hoxhaj (që e kishte në të njëjtën klasë), ishte në një marrëdhënie me viktimën. Ngacmimet nga ana e Hoxhajt kanë bërë që Toshkëzi ta dhunonte "kundërshtarin" e tij, derisa u takuan mbrëmë, ku konflikti nis edhe njëherë.
Natën e ngjarjes i kanë bërë pritë, edhe pse sipas të prangosurit të dy e kishin lënë që të takoheshin dhe të sqaroheshin lidhur me sherrin. Por situata ka percipituar shumë shpejt, deri në vrasjen e 20-vjeçarit me thikë. Stiven Toshkëzi u godit me thikë pranë banesës së tij nga dy të rinjtë, duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në spital, ndërsa autori njihet si person problematik në zonë dhe shkollë. Ai është ende në kërkim nga Policia.
Sondazh
Mashtroi me kriptomonedhat! 'Fati' i ish-“bossit” të kriptomonedhave vendoset nesër, Faruk Ozer pritet të ekstradohet
Faruk Ozer TIRANË- Ditën e nesërme Faruk Ozer, i njohur ndryshe si “bossi” i kriptomonedhave do të ekstradohet drejt T...
Konflikt MASIV mes 7 personave brenda lokalit në Koplik, përfundojnë të gjithë në pranga (EMRAT)
Policia SHKODËR- Një sherr masiv ka ndodhur mes 7 personave brenda një lokali në Koplik. Në pranga kanë përfunduar: Fatm...
Sarandë, morën 26 emigrantë në kufi për t'i kaluar drejt BE, në pranga 3 persona
Sarandë, morën 26 emigrantë në kufi për t'i kaluar drejt BE, në pranga 3 persona NJOFTIMI I PLOTË: Policia Kufitare Saran...
Merr flakë një Benz në dalje të tunelit 'Tiranë-Elbasan'
Foto ilustruese TIRANE- Një automjet tip Mercedes Benz ka marrë flakë në aksin Tiranë Elbasan dhe shkak dyshohet se është...
"Abuzime në tendera"/ Banorët e Roskovecit kallëzojnë në SPAK kryebashkiaken: Ku shkojnë taksat tona?
Emels Xhaxhaj TIRANË- Një grup banorësh nga Roskoveci kanë mbërritur ditën e sotme në ambientet e SPAK, aty ku kanë...
Shpërndarja e kanabis në Lushnje, Policia arreston 42-vjeçarin që po e shpërndante, e 'pëson' edhe italiani që po e blinte
Policia LUSHNJE- Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi është kapur duke shpërndarë lëndë narko...
ME VIDEO- Premtimi i BUJSHËM i Bledi Çuçit: Nesër do keni diell, do kujdesem vetë. Mesdhetar madje...
Bledi Çuçi TIRANË- Shpesh herë diskutohet dhe përdoret si retorikë që politika kontrollon çdo gjë. Por ...
"Jemi të qetësuar dhe të kënaqur"/ Banorët e Bërxullës takohen me drejtuesit e Hipotekës: Lajm i mirë për ne, pronat do çertifikohen
Banori TIRANË- Pas 7 muajsh protesta dhe thirrje ndaj Qeverisë kundër projektit 'Thumanë-Kashar', banorët e Bërxullës ka...
Konferenca me drejtorët e policisë së vendeve të BE, Rrumbullaku: Të bashkëpunojmë për të luftuar krimin
Muhamet Rrumbullaku TIRANË- Drejtorët e policisë së shtetit zhvilluan ditën e sotme një konferencë për të gara...
Përfshihet në flakë paketa elektrike në një pallat në Vlorë, zjarrëfikësit shuajnë zjarrin
Zjarrefikesit VLORË- Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët paketa elektrike në katin e parë të...
