Art&Argëtim

Rita Ora intervistë për median britanike: Është e rëndësishme t'u kujtojmë njerëzve se erdha në Angli si refugjate

Rita Ora dhe familja e saj u larguan nga Kosova e tyre në vitin 1991 mes tensioneve etnike dhe dhunës pasi ish-Jugosllavia u shpërbë dhe mijëra njerëz kërkuan strehim në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera.

17 Prill 2023, 12:58 Nga k.m.
Rita Ora intervistë për median britanike: Është e
Rita Ora

BRITANI E MADHE- Rita Ora ka diskutuar përvojat e saj si refugjate dhe rëndësinë e historive pozitive të emigrantëve, në një intervistë ekskluzive në Big Issue të kësaj jave. Ora dhe familja e saj u larguan nga Kosova e tyre në vitin 1991 mes tensioneve etnike dhe dhunës pasi ish-Jugosllavia u shpërbë dhe mijëra njerëz kërkuan strehim në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera.

“Në këtë pikë të karrierës sime – unë kam 'në lojë' 10 më shumë vite tani – ndjeva se ishte e rëndësishme t’i kujtoja publikut, si dhe vetes, udhëtimin tim. Perceptimi e një vajze si unë që vjen nga një vend i botës së tretë si Kosova.”

Ora theksoi rëndësinë e vlerësimit të mundësive që i janë dhënë: Nëse nuk do të kisha mundësi të transferohesha në Londër dhe prindërit e mi nuk do ta bënin atë ndryshim të guximshëm, nuk do të mund të ulesha këtu dhe të flisja me ju [Norman Cook], një nga heronjtë e mi. Dhe në krye të kësaj, të bëja dhe muzikë. Unë them me vete çdo ditë, jam shumë me fat dhe kaq mirënjohëse. E di që e meritoj sepse punoj shumë. Por ka shumë fëmijë si unë prej nga jam, për të cilët kjo nuk ndodh vërtet. Kështu që nuk e marr kurrë si të mirëqenë.

Dyshja diskutuan gjithashtu edhe klimën aktuale politike të refugjatëve, veçanërisht ata që shkojnë në Angli me gomone, të cilët janë kthyer në një sport politik.

"Duhet sikur vetëm sepse është shkruar në gazeta duhet të jetë e vërtetë. Por duhet të mbani ndër mend se ka shumë njerëz që mund t'i dëgjoni ose që shikoni në TV që kanë rrënjë emigrantësh."

Cook pranoi rolin e Orës si një shembull pozitiv dhe theksoi kontributet e rëndësishme të emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar: Ka kaq shumë njerëz që vijnë nga një prejardhje emigrante dhe që kontribuojnë aq shumë në mënyrën sesi u ndërtua ky vend./

rita ora

Sondazh

Poll