Art&Argëtim

Aktori Jamie Foxx ende i shtruar në spital, e bija sqaron se çfarë po i ndodh

Nuk dihen ende arsyet e shtrimit të aktorit hollivudian Jamie Foxx në spital.

18 Prill 2023, 16:11 Nga a.d
Aktori Jamie Foxx ende i shtruar në spital, e bija sqaron se
Jamie Foxx

SHBA- Aktori hollivudian vazhdon të jetë i shtruar në spital pasi kaloi një komplikacion shëndetsor rreth një javë më parë. Vajza e tij, Corinne Foxx shpjegoi në Instagram javën e kaluar se babai i saj kishte pësuar një incident lidhur me shëndetin e tij, megjithëse nuk e qartësoi se çfarë kishte ndodhur.

Në postimin e saj ajo shkroi: Duam të ndajmë se babai im, Jamie Foxx, përsoi një komplikacion mjekësor dje. Për fat të mirë, për shkak të veprimeve të shpejta dhe kujdesit të madh, ai tashmë është në rrugën e rikuperimit. Ne e dimë se sa i dashur është ai dhe vlerësojmë lutjet tuaja. Familja kërkon privatësi gjatë kësaj kohe.

Foxx ka qenë në Atlanta për xhirimin e filmit më të ri nga Netflix "Back in Action", bashkë me aktoren Cameron Diaz. Sipas një burimi, incidenti mjekësor nuk ka ndodhur në sheshxhirim dhe aktori nuk është shoqëruar në spital me një ambulancë.

 

jamie fox

Sondazh

Poll