Art&Argëtim

Ndahet nga jeta pianisti i njohur i xhazit, Ahmad Jamal në moshën 92-vjeçare

Pianisti i njohur humbi jetën pasi vuante nga kanceri në prostatë.

17 Prill 2023, 11:45 Nga f.i
Ndahet nga jeta pianisti i njohur i xhazit, Ahmad Jamal në moshën
Jamal Ahmad

SHBA- Ahmad Jamal, pianisti, kompozitori dhe drejtuesi i grupit me ndikim të xhazit, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar bashkëshortja dhe vajza e tij, të cilët njoftuan se pianisti i njohur humbi jetën pasi vuante nga kanceri në prostatë, shkruan The guardian.

I lindur Frederick Russell Jones në Pittsburgh në vitin 1930, Jamal filloi të luante muzikë në moshën tre vjeçare kur një xhaxha e sfidoi që ta kopjonte në pianon e familjes. Ai gëlltiti “grumbullime muzikore” në të gjitha zhanret e dhuruara nga tezja e tij dhe filloi të merrte trajnime formale kur ishte shtatë vjeç, më pas nisi të kompozonte në moshën 10-vjeçare. Ai e gjeti veten të tërhequr nga veprat e kompozitorëve klasikë francezë Maurice Ravel dhe Claude Debussy. Në fillim të adoleshencës ai po performonte në klube nate.

Duke filluar një karrierë profesionale muzikore që në moshën 14-vjeçare, gjatë shtatë dekadave Jamal bëri një tingull unik që kapërceu kufijtë e zhanrit. Minimalist, klasik, modernistë dhe pop, Ahmad ndonjëherë krahasohej me Thelonious Monk për sa i përket aftësisë së tij për të inovuar dhe influencuar muzikantë të tjerë.

vdes ahmad jamal

Sondazh

Poll