Sport

UEFA ka vendosur, Barcelona jashtë Championsit të vitit të ardhshëm!

Mediat iberike e bëjnë të sigurtë sanksionin ndaj katalanasve që janë duke shkuar drejt titullit kampion në këtë sezon të shkëputur nga Reali i Madridit

19 Prill 2023, 08:07 Nga DOSJA
UEFA ka vendosur, Barcelona jashtë Championsit të vitit të

SPANJE - Sipas raportimeve të medies spanjolle “AS”, ndryshe nga sa pretendon presidenti i katalanasve, Laporta, UEFA mund të vendosë të anashkalojë Komitetin për të sanksionuar menjëherë klubin “blaugrana” dhe për ta përjashtuar atë nga edicioni i ardhshëm i Champions League.

Pak ditë më parë vetë Ceferin e kishte cilësuar situatën si “një nga më të rëndat që kam parë ndonjëherë në futboll”.

Ndonëse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga UEFA, situata për Barcelonën nuk duket aspak pozitive.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll