Bota

Tjetër masakër në SHBA, katër të vrarë e tre të plagosur, autori vihet në pranga, policia: Evakuuam zonën

Policia ka bërë gjithashtu me dije se banorëve të Yarmouth iu kërkua të evakuoheshin pas sulmit me armë, në kohën që nuk ishte arrestuar ende autori i ngjarjes.

18 Prill 2023, 21:17 Nga F.M
Tjetër masakër në SHBA, katër të vrarë e tre
SHBA

SHBA- Katër persona janë gjetur të vrarë me armë zjarri në një shtëpi në Maine dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje dhe policia ka deklaruar se autori është vënë në pranga.

Detaje të mëtejshme mbi identitetin e viktimave dhe të sulmuesit, një motiv të mundshëm dhe nëse të plagosurit në sulmin e dytë ishin në shënjestër nuk dihen ende.  

Policia ka bërë gjithashtu me dije se banorëve të Yarmouth iu kërkua të evakuoheshin pas sulmit me armë, në kohën që nuk ishte arrestuar ende autori i ngjarjes.

Një banore, Lisa Erickson i tha Portland Press Herald se dëgjoi të shtëna armësh pranë shtëpisë së saj në Yarmouth, disa minuta më vonë lagja e saj ishte e mbushur me oficerë policie. 

Erickson tha se oficerët që iu përgjigjën i thanë asaj dhe fqinjëve të saj që të qëndronin brenda, ndërsa u krye një kontroll. Makina e braktisur e autorit ndodhej shumë afër shtëpisë së gruas në fjalë. 

masakra ne maine

Sondazh

Poll