Bota

Ishte në krizë identiteti/ 37-vjeçari kalon në EKSTREM, nga sytë te dhëmbët, modeli dhe mësuesi i shkollës fillore gëdhend në gjithë trupin TATUAZHE

Ai jeton në paris dhe jep mësim në një shkollë fillore. Ai gjithashtu është i njohur në fushën e modelingut dhe aktrimit. Udhëtimi i tij me tatuazhet filloi 10 vjet më parë në moshën 27-vjeçare.

18 Prill 2023, 18:50 Nga a.l
Ishte në krizë identiteti/ 37-vjeçari kalon në EKSTREM,
Mësuesi me tatuazhe

FRANCË- Sylvain H laine, 37 vjeç është konsideruar si njeriu me më shumë tatuazhe në botë. Dëshira për të gëdhendur në trupin e tij forma të ndryshme artisitike, e kanë shndërruar atë në një njeri tashmë të pazakontë në dukje. Çdo pjesë e trupit të tij është mbuluar me tatuazhe dhe vizatime që arrijnë vlerën e 57 mijë paundëve. Ai ka arritur aq larg sa ka hequr dhe kërhtizën e tij për të lënë vend për më shumë tatuazhe. Ai gjithashtu ka bërë tatuazh edhe mishrat e dhëmbëve në kokërdhokët e syrit. 

Idetë e tij ekstreme për t'u dukur ndryshe nga njerëzit e tjerë, nuk e distancon atë nga të  bërit një jetë normale si gjithë të tjerët. Ai jeton në Paris dhe jep mësim në një shkollë fillore. Ai gjithashtu është i njohur në fushën e modelingut dhe aktrimit. Udhëtimi i tij me tatuazhet filloi 10 vjet më parë në moshën 27-vjeçare.

Duke u zhvendosur në Londër në vitin 2012 për të dhënë mësim në Kolegjin Dulëich, Sylvain po kalonte një krizë identiteti.  Ndërsa ishte në Brixton, ai vuri re se bankieri i tij në HSBC kishte një tatuazh në qafë dhe më pas vuri re se një burrë në McDonalds i kishte bërë të dyja mëngët. Këta dy meshkuj ishin arsyeja që Sylvain të niste rrugëtimin e tij në botën e tatuazheve.

Brenda tre vjet e gjysmë, Sylvain kishte mbuluar të gjithë trupin e tij, duke përfunduar shtresën e tij të parë. Ai tani është duke përfunduar shtresën e dytë të tatuazheve, me planet për të bërë një të tretë dhe një të katërt. Sylvain pranon se një ditë, kur të jetë 80 ose 90 vjeç, do të jetë krejtësisht i zi, pasi është mbuluar me tone të errëta.

Sylvain e konsideron trupin e tij si një tatuazh të vetëm, duke formuar një kostum të madh trupi mbi lëkurën e tij që evoluon me kalimin e kohës. Në total, Sylvain vlerëson se ka shpenzuar 56 mijë funte për të gjitha tatuazhet që ka bërë. 

tatuazhe

Sondazh

Poll