Bota

Përdornin parkingun e ministrisë për makina me qira, shkarkohen 6 zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë

Xhelal Sveçla, njoftoi se zyrtari i MPB-së, Riza Alshiçi, së bashku me pesë zyrtarë të tjerë sot janë pezulluar nga detyra. Këtë njoftim Sveçla e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

18 Prill 2023, 19:44 Nga a.l
Përdornin parkingun e ministrisë për makina me qira, shkarkohen 6
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë shkarkuar gjashtë zyrtarë që dyshohet se e shfrytëzonin parkingun e ministrisë për makina me qira. Xhelal Sveçla, njoftoi se zyrtari i MPB-së, Riza Alshiçi, së bashku me pesë zyrtarë të tjerë sot janë pezulluar nga detyra. Këtë njoftim Sveçla e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Referuar rastit të keqpërdorimit të detyrës nga zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme Riza Alshiqi, për përfitimet e biznesit të tij ‘Rent a car’ në dëm të aseteve shtetërore, përveç inicimit të rastit për hetime në Policinë e Kosovës, i njëjti bashkë me 5 zyrtarë të të njëjtit departament sot janë pezulluar nga detyra. Do të vazhdojmë me përpjekjet tona që të gjithë keqpërdoruesit t’i ballafaqojmë me drejtësi teksa zyrtarët e përkushtuar për punë me profesionalizëm e përkushtim do të jenë në nivelin më të lartë të detyrës e në shërbim të qytetarëve tanë”, njofton ai. 

 

 

xhelal sveçla

Sondazh

Poll