18 Prill 2023, 19:50
Nga I.A
Urim Hyseni dhe Hyrije Hyseni
KOSOVË- Të premten në shtëpinë e saj në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë u vra 58-vjeçarja Hyrije Broqi Hyseni. I dyshuari për kryerjen e krimit makabër është i biri i saj, 31-vjeçari Urim Hyseni, i cili tashmë ndodhet në paraburgim. Gazeta Express gjatë ditës së sotme ka kontaktuar prokuroren e rastit Sahide Gashi për të kuptuar nëse ndaj të dyshuarit do të kërkohet ekzaminim psikiatrik, por e njëjta tha se derisa të kryhen hetimet nuk dëshiron të prononcohet për rastin.
“Jemi në hetime, drisa të kryhën hetimet nuk kisha dashtë mu prononcu”, tha prokurorja Gashi.
Avokati i të dyshuarit, Asdren Mekaj, gjithashtu u shpreh i rezervuar në dhënien e informacioneve duke theksuar se rasti është në fazën fillestare. Por ai thekson se rasti është tragjik nga i cili janë tronditur gjithë qytetarët.
“E para, më lejoni të them se rasti tragjik që ka tronditë secilin qytetar jo vetëm në qytetin e Pejës, por kudo ku jetojnë shqiptar, natyrisht se është i rëndë edhe për mua si profesionist që duhet të përmbush detyrën në përputhje me ligjin dhe kodin e etikës për avokat. Meqë jemi në fazën fillestare ku organet e hetuesisë akoma nuk kanë kryer punën e tyre, unë do përmbahem nga diskutimi i mëtejmë i çështjes, deri në një fazë tjetër”, tha Mekaj.
Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Urim Hysenit nën dyshimet për vrasjen e nënës së tij. Gjykata ka informuar se i dyshuari posedon edhe leje qëndrim të Gjermanisë dhe kjo është marrë si rrethanë për caktimin e paraburgimit, pasi mund të arratiset.
“Të pandehurit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, pasi që gjykata konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, duke pas parasysh se i pandehuri është duke u hetuar për vepër të rëndë penale për të cilën Kodi Penal ka paraparë dënim me burgim jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dhe se i pandehuri posedon leje qëndrimi jashtë shtetit, rrethana këto të cilat gjykata ka vlerësuar se tregojnë rrezikun e lartë se me gjetjen e të njëjtit në liri apo nën çfarëdo mase tjetër alternative, do të arratiset apo në çfarëdo mënyre do t’i shmanget organeve të ndjekjes dhe në këtë mënyrë do të pamundësojë apo vështirësojë në masë të madhe zhvillimin e hetimeve”, thuhet në njoftim.
I dyshuari kishte pasur biletë kthimi për në Gjermani, ndërsa për të u raportua se pasi kishte vrarë nënën e tij, kishte sulmuar me thikë edhe babain dhe hallën e tij. E ndjera u varros të shtunën në varrezat e qytetit të Pejës, ku morën pjesë një numër i madh i qytetarëve.
asdren mekaj hyrije broqi hyseni urim hyseni
Bota
18 Prill 2023, 19:54
F.M
Interpoli
SHBA- Autoritetet në Amerikën Latine arrestuan më shumë se 14,000 njerëz dhe sekuestruan më shumë se 8,000 arm...
Bota
18 Prill 2023, 19:44
a.l
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë shkark...
Bota
18 Prill 2023, 19:22
a.l
Alexis Georgoulis
GREQI- Thellohet skandali ndaj eurodeputetit grek, Alexis Georgoulis i cili një ditë më parë u përjashtua nga p...
Bota
18 Prill 2023, 19:15
I.A
WhatsApp
ANGLI- WhatsApp, Signal dhe shërbime të tjera të mesazheve i kanë kërkuar qeverisë në Angli të rimendoj&eu...
Bota
18 Prill 2023, 18:50
a.l
Mësuesi me tatuazhe
FRANCË- Sylvain H laine, 37 vjeç është konsideruar si njeriu me më shumë tatuazhe në bo...
Bota
18 Prill 2023, 18:40
a.l
Oliver Varheliy
KOSOVË- Parlamenti Evropian sot ka marrë vendim për liberalizim të vizave për Kosovën. L...
Bota
18 Prill 2023, 18:05
a.l
Donbas Girl
UKRAINË- Për ndjekësit e saj, personi që qëndron pas llogarisë së mediave sociale të quajtur ...
Bota
18 Prill 2023, 18:04
I.A
Foto Ilustruese
TETOVË- Një 19-vjeçar është arrestuar në Tetovë për përdhunim. Prokuroria Themelor...
Bota
18 Prill 2023, 17:48
a.l
Spitali
ANGLI- Mbi 7 milionë njerëz në Angli janë duke pritur për trajtim mjekwsor në NHS (Shërbimi Shën...
Bota
18 Prill 2023, 17:40
I.A
Sateliti
SHBA- Një satelit i prishur i NASA-s do të bjerë nga hapësira dhe do të përplaset në Tokë të m&e...