Bota

Thellohet SKANDALI/ U përjashtua nga SYRIZA pasi akuzohej për ngacmim seksual, eurodeputeti përballet me dy kallëzime të tjera

Rasti i parë lidhet me një grua që është rrëzuar në Parlamentin Europian, duke folur për një rast abuzimi seksual. Gjithashtu ka dalë edhe një raport mjekoligjor për një burrë, i cili flet për kushtet e këqija të punës gjatë periudhës kur ishte në zyrën e eurodeputetit. 

18 Prill 2023, 19:22 Nga a.l
Thellohet SKANDALI/ U përjashtua nga SYRIZA pasi akuzohej për ngacmim
Alexis Georgoulis

GREQI- Thellohet skandali ndaj eurodeputetit grek, Alexis Georgoulis i cili një ditë më parë u përjashtua nga partia SYRIZA PS, pas një kallëzimi penal me një rast të pretenduar ngacmimi seksual, që po hetohet nga prokuroria belge. Mediat greke raportojnë se ndaj eurodeputetit janë bërë edhe dy kallëzime të tjera. 

Rasti i parë lidhet me një grua që është rrëzuar në Parlamentin Europian, duke folur për një rast abuzimi seksual. Gjithashtu ka dalë edhe një raport mjekoligjor për një burrë, i cili flet për kushtet e këqija të punës gjatë periudhës kur ishte në zyrën e eurodeputetit. 

Sipas informacioneve, ngjarja që gruaja po përgatitet të denoncojë ka ndodhur teksa punonte si nëpunëse turni në zyrën e Georgoulis. Tashmë gruaja është drejtuar me një avokat të njohur në Athinë dhe është gati të bëjë denoncim pranë prokurorëve grekë. Sipas të njëjtave informacione, gruaja e dytë që denoncon Alexis Georgoulis thuhet se ka në dispozicion opinione mjekësore, të cilat i referohen abuzimit fizik të saj.

Pyetja që mbetet për t'u përgjigjur është nëse këto ankesa i janë bërë tashmë autoriteteve belge apo shërbimeve të një shteti tjetër anëtar të BE-së. Nëse ato janë bërë në Belgjikë, atëherë komisioni kompetent i çështjeve juridike i Parlamentit Evropian mund të ecë më shpejt, pasi përndryshe mund të ketë kërkesa për përkthim nga autoritetet e një shteti tjetër anëtar të BE-së dhe informacione shtesë që mund të vonojnë të gjithë procesin.

Në të njëjtën kohë, çështja për heqjen ose mbrojtjen e imunitetit të eurodeputetit Alexis Georgoulis tashmë po merr rrugën standarde, pas ankesave ndaj tij për një çështje që përfshin vepra të rënda penale. Siç parashikon statuti i Parlamentit Evropian, çdo kërkesë për heqjen e imunitetit të një deputeti të Parlamentit Evropian i drejtohet presidentit të Dhomës nga një autoritet kompetent i një shteti anëtar të BE-së. Kërkesa i njoftohet seancës plenare (siç ishte bërë dje me rastin Georgoulis) dhe i është referuar komisionit kompetent, përkatësisht Komisionit për Çështje Ligjore të PE (JURI).

alexis georgoulis

Sondazh

Poll