Bota

Kundërshtuan burgosjen e liderit të opozitës, Moska thërret ambasadorët amerikanë, britanikë dhe kanadezë

Të tre vendet dënuan dje Rusinë për burgosjen e liderit të opozitës Vladimir Kara-Murza për 25 vjet.

18 Prill 2023, 15:41 Nga I.A
Kundërshtuan burgosjen e liderit të opozitës, Moska thërret
Kremlini

RUSI- Ministria e Jashtme ruse thirri sot ambasadorët e SHBA-së, Britanisë dhe Kanadasë për të dënuar ndërhyrjen e tyre në punët e brendshme të Rusisë. Të tre vendet dënuan dje Rusinë për burgosjen e liderit të opozitës Vladimir Kara-Murza për 25 vjet.

Ndërsa kërkuan edhe lirimin e gazetarit të burgosur amerikan Evan Gerskovich, i cili akuzohet për spiunazh. Dje, një gjykatë në Moskë e dënoi Kara-Murza, i cili mban pasaporta ruse dhe britanike, me 25 vjet burg pasi e shpalli fajtor për tradhti në një gjyq që ai dhe Perëndimi thanë se ishte i motivuar politikisht. Ky është dënimi më i rëndë i këtij lloji që kur Rusia pushtoi Ukrainën. Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga tre ambasadat.

vladimir kara-murza evan gerskovich

Sondazh

Poll