Aktualitet

“Vrasësi i grave”/ Hutra: Për fat të keq qëlluan të gjitha femra, s’do prisja kur të vinte ndonjë mashkull në shtëpi

Dan Hutra tha se ishte çështje fati që qëlluan në shtëpi vetëm gra, duke thënë se nuk do rrinte të priste në shtëpi deri kur të vinte ndonjë burrë.

18 Prill 2023, 13:59 Nga A.B
“Vrasësi i grave”/ Hutra: Për fat të keq qëlluan
Dan Hutra

TIRANË- Dan Hutra, i cili vrau tre gra më 1 Mars 2023 ka dhënë intervistën për 'Uniko' nga burgu 302 përmes telefonit. Hutra u mundua të justifikonte vrasjet e tij, e ndërsa foli për vrasjen e kunatës dhe ish-partneres së tij Elena Hysa e cila ishte dhe shtatzënë, shprehu pendesë. Ai tha se ishte çështje fati që qëlluan në shtëpi vetëm gra, duke thënë se nuk do rrinte të priste në shtëpi deri kur të vinte ndonjë burrë.

INTERVISTA:

Spartak Koka: Po njerëz të pafajshëm ke vrarë.

Spartak Koka: Është nusja e vëllait të Alketës që ka qenë shtatzënë.

Dan Hutra: Unë atë e përmenda vetë i pari. Unë nuk e kam vrarë në rrugë atë. Nuk është krenari pse e kam vrarë unë atë. Do shpjegohem unë pse i kam vrarë.

Spartak Koka: Krenari nuk është të vrasësh asnjë njeri!

Dan Hutra: Për fat të keq qëlluan të gjitha femra. Po unë s’do prisja kur të vinte mashkulli në shtëpi dhe të bëja vrasjet. Unë e kam kërkuar vjehrrin atë ditë nëpër dhoma dhe nuk e gjeta.

dan hutra

Sondazh

Poll