Aktualitet

Tritol banesës së babait të tij! Kush është Leonard Duka, u arrestua 2 muaj më parë në Bruksel

Ai njihet si rivali më i madh i bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Më 14 shkurt të 2023-it, Duka u arrestua nga autoritetet belge në Bruksel pasi iu gjend armë zjarri në banesë dhe një sasi e konsiderueshme parash.

18 Prill 2023, 08:12 Nga A.B
Tritol banesës së babait të tij! Kush është Leonard
Leonard Duka

TIRANË- Një sasi lëndë plasëse shpërthyeu në orët e para të mëngjesit në banesën e një 65-vjeçari në Tiranë. Banesa është në pronësi të Muhamet Dukës, i cili dyshohet se i është vënë babait të Leonard Dukës, armikut të përbetuar të Ervis Martinajt. Po kush është Leonard Duka?

Ai njihet si rivali më i madh i bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Më 14 shkurt të 2023-it, Duka u arrestua nga autoritetet belge në Bruksel pasi iu gjend armë zjarri në banesë dhe një sasi e konsiderueshme parash.

Ai akuzohet se është i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos, i vrarë më 27 gusht 2019, mik i afërt i të zhdukur Ervis Martinaj. Marrja peng dhe dhunimi nga Martinaj i babait të Leonard Dukës ishte pika e kthesës, e cila kërkoi hakmarrje nga klani “Duka”. 

Ervis Martinaj, i shumëkërkuari i drejtësisë vijon të jetë i zhdukur prej gushtit të viti 2022 dhe policia ende nuk e ka një përgjigje se çfarë ka ndodhur me të.

leonard duka muhamet duka

Sondazh

Poll