Aktualitet

Konflikti për motive të dobëta i mori jetën Toshkesit! Identifikohen autorët, Policia arreston Mazen, tjetri ende në kërkim (EMRI)

Aktualisht janë shoqëruar disa të tjerë në komisariat, si persona që mund të kenë dijeni për atë ç'ka ndodhi.

18 Prill 2023, 07:41 Nga A.B
Konflikti për motive të dobëta i mori jetën Toshkesit!
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, 18 vjeç, janë dy personat që kanë goditur me thikë Stiven Toshkësin, i cili ndërroi jetë në spital. Ngjarja është rregjistruar pak pas mesnate, në rrugën “4 Dëshmorët” në kryeqytet, pas një konflikti që nisi për motive të dobëta.

Policia ka mundur të arrestojë deri më tani vetëm Mazen, ndërsa Hoxhaj është ende në kërkim.

"Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi E. M"

Aktualisht janë shoqëruar disa të tjerë në komisariat, si persona që mund të kenë dijeni për atë ç'ka ndodhi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

vritet stiven toshkesi ensi maze axel hoxhaj

Sondazh

Poll