Aktualitet

Ekstradohet nga Holanda, anëtari i bandës së “Babagjyshëve”, i dënuar me 30 vite burg për grabitjet spektakolare (Emri

29 Shtator 2019, 10:38 Nga DOSJA
Ekstradohet nga Holanda, anëtari i bandës së

TIRANË- Është ekstraduar sot nga Holanda Fatmir Pjetri, pjesëtar i ‘bandës së Babagjyshëve’, të cilët akuzohen se kanë vjedhur 4 argjendari, mes tyre dhe atë në qendrën tregtare TEG.

33-vjeçari, lindur në Pukë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal të vitit 2018, e ka dënuar me 30 vjet burg për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Historia e grupit të “Babagjyshëve”

Fatmir (Fatjon) Pjetri nga hetimet rezultoi se ka qenë anëtar i bandës së ‘babagjyshëve’ që drejtohej nga Ilir Kupa, i dënuar. Grupi i përbërë nga 11 persona janë dënuar për vjedhjen e disa argjendarive në Tiranë, qytete të tjera brenda vendit, por edhe jashtë. Banda përbëhej nga; Ilir Kupa, Fatmir Pjetri, Agustin Sula, Julian Qerushi, Dritan Kola, Saimir Kala, Mark Shpendi, Hajdar Sefa, Lin Kala, Edmond Selala, Angjelin Ndreka.

Në mesin e grabitjeve të bujshme të argjendarive të grupit, është ajo e vitit 2014 në qendrën tregtare në Tiarnë, TEG, ku u futën dhe morën një sasi të konsiderueshme floriri. Hetimet zbardhën mekanizmin e funksionimit të grupit ku fillimisht vidheshin makinat që do të përdoreshin në krim, ato më pas digjeshin duke u ndërruar në ikje për të humbur gjurmët dhe 11 anëtarët kishin detyra të ndara mes tyre nga pikasja e biznesit që do grabitej e deri tek vendosja e orarit apo veshja që do përdorej.

Njoftimi i policisë: 

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Hollanda 33 vjeçari i dënuar me 30 vjet burg, pjestar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes me armë.

Nga Specialistët e Interpol Tirana  u krye ekstradimi nga Amsterdami/Hollandë drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Fatmir Pjetri  33 vjeç, lindur  në Pukë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi:

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal të vitit 2018, e ka dënuar me 30 vjet burg  për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Përmbledhje e ngjarjeve të ndodhura:

Shtetasi Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal (Babagjyshët) që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete.

Disa nga episodet:

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol The Hague, u bë i mundur arrestimi i tij në Hollandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banda e babagjysheve ekstradohet fatmir pjetri vjedhja e argjendarive banda e babagjysheve ekstradohet fatmir pjetri vjedhja e argjendarive

Sondazh

Poll