Aktualitet

U kap me 19 pistoleta në çantën e shpinës, Krimet e Rënda dënojnë me 10 vite burg suedezin

29 Shtator 2019, 08:25 Nga DOSJA
U kap me 19 pistoleta në çantën e shpinës, Krimet e

Tiranë- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 10 vite burg 21-vjeçarin suedez, Sebastian Vall-in i cili u kap me 19 pistoleta në muajin gisht të 2018.

21-vjeçari përdori Shqipërinë si tranzit për të trafikuar 19 pistoleta nga Kosova, Hani i Hotit e më pas për në Suedi.

Më 16 gusht të 2018 ai u ndalua nga policia shqiptare pasi në çantën e tij të shpinës u gjetën armët e destinuara për trafik.

Vall udhëtonte me autobus ndërsa gjatë hetimeve ai pranoi se kishte marrë armët për ti dërguar në Europë por nuk kujtonte nga kush dhe cili ishte destinacioni i tij final.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 10 vite burg për suedezin dënohet sebastian vall 10 vite burg për suedezin dënohet sebastian vall

Sondazh

Poll