Aktualitet

E rrallë/ Pas 50 vitesh ish-gjimanzistët e “Asim Zeneli” takohen në Gjirokastër, çfarë i bëri bashkë (FOTO)

29 Shtator 2019, 10:29 Nga DOSJA
E rrallë/ Pas 50 vitesh ish-gjimanzistët e “Asim Zeneli”

GJIROKASTËR- Mes gëzimesh dhe emocionesh, janë mbledhur këtë mëngjes ish-maturantët e “Matura 1969” në mjediset e gjimnazit te tyre te dashur “Asim Zeneli”, në Gjirokastër.

Më pas aktiviteti i tyre u zhvendos në ambientet e Universitetit “Eqrem Cabej” për promovimin e librit “Për Gjirokastrën dhe nxënësit e Gjirokastrës,” shkruar nga Prof. Dr. Hajri Shehu, ish mësurs i gjuhës angleze në qytetin e Gjirokastrës (1966-1968) në shkollën 12-vjeçare “Koto Hoxhi” dhe në Gjimnazin “Asim Zeneli”.

Referuesit falenderuan autorin, ish-mësuesin e tyre, Prof. Dr. Hajri Shehun, për këtë vepër te vlefshme për historinë e Gjirokastrës dhe arsimit te saj me rrezatim mbarëkombëtar dhe personalitete te shquara në këtë fushë, duke shtuar se libri është pjese e enciklopedisë së qytetit për historinë, ngjarjet dhe personazhet dhe një pikë referimi nga e shkuara në të sotmen e Gjirokastrës dhe njerëzve të saj bujar, mirenjohës, te mirëarsimuar e të kulturuar me kontribute në zhvillimin e vendit.

Autori i librit, Hajri Shehu gjatë fjalës së tij falënderoi ish-nxënësit dhe ish-kolegët, me të cilët punoi dhe u frymëzua për të shkruar këtë libër me vlerësimin dhe nderimin e tij me të përzemërt për qytetin e gurtë dhe sigurisht edhe për nxënësit e Gjirokastrës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjimnazi asim zeneli gjirokaster mblidhen ish-maturantet gjimnazi asim zeneli gjirokaster mblidhen ish-maturantet

Sondazh

Poll