Aktualitet

“Bledi Çuçi po më sabotoni punën”, Neranxi akuza AKU-së:Po më bllokojnë kripën që të shesë dikush tjetër

29 Shtator 2019, 07:52 Nga DOSJA
“Bledi Çuçi po më sabotoni punën”, Neranxi

Tiranë-Biznesmeni i njohur, Nikollaq Neranxi ka deklaruar se prej disa muajsh ka një betejë me AKU-në për importin e kripës së himalajeve. Ai thekson se AKU do të sabotojë punën e tij, pasi këtë kripë nuk e lejojnë që ta importojë në vendin tonë, ndërkohë tregon që sipas tij, që kjo gjendet lirshëm në treg.

Biznesmeni tregon se edhe pasi këtë kripë e pajisi  me jod, (ashtu siç e kërkonte shteti shqiptar) sërish nuk u lejua që ta importonte. Sipas tij  qeveria dëshiron që të lloj kripe ta importojnë një firmë tjetër në vend dhe jo ai dhe për këtë i bën thirrje edhe Bledi Çuçit.

“Unë për të respektuar institucionet shtetërore e pasurova me jod dhe e risolla! Përsëri ma kanë bllokuar në doganë për arsye kontrolli!!!!! Sipas rregullit, merren mostrat dhe zhdoganohet ngarkesa! Por jo, ata duan që të më sabotojnë punën! Ndërkohë kam parë në treg çfarë kripe himalaje tregtohet! Kam bërë edhe analiza të cilat i keni më poshtë në foto! Rezultati? Një kripe e thjeshte guri shitet si kripe himalaje, në etikete shënohet 50-60 mg/kg por ne analize del 14,8. Pra qëllimi është i qartë, bllokohet Neranxi që të shesë dikush tjetër”, shprehet ai.

 

 

Reagimi: 

Institucionet shteterore qe i sherbejne vetem klienteve te pushtetit dhe sabotojne punen e kritikeve te tij!

Te dashur miq! Dua te bej publike nje beteje qe po ben prej disa muajsh Kompania Neranxi me AKU! Nje nga produktet qe ne importojme eshte kripa e Himalajeve! Besoj nuk ka nevoje te rendis benefitet e ketij produkti te cilin Kompania Neranxi e importon nga vendet e BE, aty ku insitucionet e kontrollit bejne si duhet punen e tyre dhe kane standarte te larta! Pra eshte produkt i lejuar! Mua nuk me lane ta tregtoja sepse sipas tyre duhej te kishte jod! Kripa e Himalajeve eshte kripe guri dhe eshte nje miniere mineralesh te vyera per shendetin te cilat nuk i ka kripa e detit! Eshte nje alternative e kripes dhe perdoret per arsye te caktuara! Une per te respektuar institucionet shteterore e pasurova me jod dhe e risolla! Perseri ma kane bllokuar ne dogane per arsye kontrolli!!!!! Sipas rregullit, merren mostrat dhe cdoganohet ngarkesa! Por jo, ata duan qe te me sabotojne punen! Nderkohe kam pare ne treg cfare kripe himalaje tregtohet! Kam bere edhe analiza te cilat i keni me poshte ne foto! Rezultati? Nje kripe e thjeshte guri shitet si kripe himalaje, ne etikete shenohet 50-60 mg/kg por ne analize del 14,8.
Pra qellimi eshte i qarte, bllokohet Neranxi qe te shese dikush tjeter, mbi te gjitha per te shitur nje mall jashte parametrave! Kete bejne AKU & Co! Jane selektive, sabotues, gjobvenes, inkompetente dhe asgje me shume! Te kujdesen per shendetin e konsumatoreve? As mos tju shkoje neper mend! Kane pune me te rendesishme per te bere!
Bled Cuci po me lexon?

PS. Fotot me poshte i perkasin nje kripe qe nuk eshte e Neranxit, qe shitet ne treg, te ciles une i bera analizen, keni fleten e analizes te kesaj kripe dhe nenin e legjislacionit per sasine e jodit ne kripe!

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet importi i kripës së himalajeve neranxi përplaset me aku nikollaq neranxi importi i kripës së himalajeve neranxi përplaset me aku nikollaq neranxi

Sondazh

Poll