Aktualitet

Kërcënoi hallën për tërheqje të kallëzimit, arrestohet edhe vëllai i tretë në Fier

29 Shtator 2019, 09:42 Nga DOSJA
Kërcënoi hallën për tërheqje të kallëzimit,

FIER- Pas arrestimit të dy vëllezërve Muhaj në Fier, të cilët dhunuan hallën e tyre, është arrestuar edhe vëllai i tretë.

Ai është shtetasi B.Muhaj 21 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pas kanosjes për tërheqje të kallëzimit, nga hallën e tij, Mirela Brakaj, 45 vjeçe, kallëzim i cili ka çuar në pranga në datë 13.09.2019 dy vëllezërit e tij për dhunë të ushtruar ndaj hallës së tyre.

Dy vëllezërit, Mareglen dhe Artjus Muhaj, 30 vjeç dhe 24 vjeç, kanë dhunuar hallën e tyre Mirela Brakaj, 45 vjeçe për shkak të një prone të përbashkët mes tyre.

Halla jetonte e vetme në banesë, pas vdekjes së bashkëshortit të saj dhe ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj nipërve, por kjo nuk i ka penguar ato që ta dhunonin sërish.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burg per vellezerit fierake fier mareglen muhaj mirela braka niperit dhunojne hallen burg per vellezerit fierake fier mareglen muhaj mirela braka niperit dhunojne hallen

Sondazh

Poll