Aktualitet

Po ktheheshin nga një gëzim familjar, makina del nga rruga në Fier, humb jetën 27-vjeçari (EMRI)

29 Shtator 2019, 07:23 Nga DOSJA
Po ktheheshin nga një gëzim familjar, makina del nga rruga në

Fier-Mëngjesin e sotëm ndodhi një aksident i rëndë në autostradën Levan–Tepelenë. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit “Buzmadh”, ku një  mjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin Klevis Banavia 25 vjeç, banues në Burrel, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri Eljan Haliti 27 vjeç, banues në Burrel, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjerja tjetër, Elsa Meskurti  21 vjeçe, banuese në Mat. Të tre personat ktheheshin nga një gëzim familjar që e kishin në Përmet. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e mjetit.

Dosja.al siguroi edhe pamje nga spitali i Fierit, ku shfaqet e aksidentuara Elsa Meskurti bashkë me Klevis Banavinë duke vajtuar pasi marrin vesh lajmin se humbi jetën 27-vjeçari.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i rëndë në fier humb jetën 27-vjeçari në fier humb jetën eljan haliti aksident i rëndë në fier humb jetën 27-vjeçari në fier humb jetën eljan haliti

Sondazh

Poll