Bota

Nesër votohet për herë të fundit, Kosova nga 1 janari 2024 do të lëvizë pa viza

Sipas saj një ditë më vonë të mërkurën, më 19 prill është nënshkrimi i ceremonisë së Aktit Ligjor, ku do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe ka gjasë që të marr pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

17 Prill 2023, 21:35 Nga I.A
Nesër votohet për herë të fundit, Kosova nga 1 janari 2024
Bruksel

BRUKSEL- Parlamenti Evropian nesër e voton tekstin për të cilin janë marrë vesh vendet e BE-së që edhe shqiptarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen. Gazetarja e RTK-së nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, tha se ky votim nënkupton kjo se s'ka më dilema se kosovarët do të lëvizin pa viza nga 1 janari i vitit 2024.

“Bëhet fjalë për përfundimin e të gjitha procedurave vendimmarrëse sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk ka dyshim se do të kalojë nesër me shumicë dërmuese votim mbi liberalizimin e vizave marrë parasysh se PE ka qenë promotori më i madh i heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, andaj rezultati si i tillë do e dëshmojë gjatë ditës së nesërme”, tha ajo.

Sipas saj një ditë më vonë të mërkurën, më 19 prill është nënshkrimi i ceremonisë së Aktit Ligjor, ku do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe ka gjasë që të marr pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

“Më këtë përfundon gjithçka, 20 ditë më vonë hynë në fuqi me shpalljen në gazetë zyrtare dhe krejt çka pritet është momenti kur qytetarët e Kosovës, të udhëtojnë pa viza, konform vendimit dhe tekstit të miratuar, do të ndodh më 1 janar 2024”, theksoi ajo.

Pasi Parlamenti Europian t’i japë dritën jeshile procesit, vendimi nënshkruhet nga përfaqësuesit e tri institucioneve të BE-së, Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti. Më pas vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare pastaj hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit që i bie fillimi i vitit të ardhshëm.

gjeraqina tuhina liberalizohen vizat per kosoven

Sondazh

Poll