Bota

Miratoi reformën e pensioneve/ Macron i drejtohet kombit nga televizioni: Ishte e nevojshme!

Fjalimi i mbrëmjes nis një betejë për presidentin francez, i cili po përpiqet të riparojë dëmin e bërë në imazhin e tij publik dhe politikën duke e detyruar planin e pensioneve përmes parlamentit muajin e kaluar.

17 Prill 2023, 21:12 Nga a.l
Miratoi reformën e pensioneve/ Macron i drejtohet kombit nga televizioni:
Emmanuel Macron

FRANCË- Në një fjalim të drejtpërdrejtë televiziv drejtuar kombit, presidenti francez Emmanuel Macron tha se e kuptonte zemërimin e francezëve për reformën e tij gjerësisht jopopullore të pensioneve, ndërsa shprehu keqardhjen që nuk kishte gjetur një konsensus për ndryshimin. Ky është fjalimi i tij i parë publikisht që pas nënshkrimit të reformës së pensioneve në ligj, duke u përballur me paralajmërimet se kriza politike dhe sociale e shkaktuar nga ndryshimet nuk ka përfunduar. 

"Këto ndryshime ishin të nevojshme për të garantuar pensionin e të gjithëve. Gradualisht të punosh më shumë po prodhon gjithashtu më shumë pasuri për të gjithë vendin tonë,", tha ai. 

Fjalimi i mbrëmjes nis një betejë për presidentin francez, i cili po përpiqet të riparojë dëmin e bërë në imazhin e tij publik dhe politikën duke e detyruar planin e pensioneve përmes parlamentit muajin e kaluar. Pas tre muajsh protesta dhe grevash, e majta dhe sindikatat janë zotuar se nuk do të dorëzohen dhe kanë paralajmëruar protesta masive në 1 Majin e Ditës së Punës, shkruan France24. 

Macrn miratoi ligjin e pensioneve të shtunën, vetëm disa orë pasi reforma për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 ishte vërtetuar nga gjykata kushtetuese. Paralelisht në vend janë zhvilluar protesta masive që shpesh janë shoqëruar me përplasje të ashpra me policinë dhe jo vetëm. Protestuesit kanë paralajmëruar presidentin të anulojë ligjin për pensionet, duke shkatërruar ambientet publike. Në një nga grevat e organizuara, punonjësit e pastrimit lanë uniformat e tyre të punës duke bërë kështu që Parisi të kthehej nga një vend i preferuar për turistët në një vend të shndërruar në incenerator mbeturinash të cilat gjendeshin pothuasje në cçdo lagje të kryeqytetit. 

protesta ne france emmanuel macron

Sondazh

Poll