Aktualitet

U pezulluan për mospërmbushje të detyrave, rikthehen në detyrë 12 shefat e krimit ekonomik

 Ata u pezulluan nga detyra për mospërmbushje të detyrave në luftën kundër evazionit fiskal dhe korrupsionit.

17 Prill 2023, 15:36 Nga F.M
U pezulluan për mospërmbushje të detyrave, rikthehen në
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- 12 shefat e strukturave vendore të krimit ekonomiko-financiar janë rikthyer në detyrë 30 ditë pasi drejtori i përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbullaku i pezulloi. Pas një muaji hetimesh, mësohet se Drejtoria e Standarteve Profesionale nuk ka gjetur shkelje e parregullsi në kryerjen e detyrës së 12 shefave.

 Ata u pezulluan nga detyra për mospërmbushje të detyrave në luftën kundër evazionit fiskal dhe korrupsionit.

Vendimi u mor një muaj më parë dhe u deklarua se pezullimi do të zgjaste deri në hyrjen në fuqi të strukturës së re të policisë së shtetit, por nuk dihet ende nëse kemi një draft të hartuar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Struktura e re synon riorganizimin e uniformave blu, përfshirë rindarjen e zonave policore dhe fuqizimin e sektorëve problematikë.

muhamet rrumbullaku

Sondazh

Poll