Aktualitet

FOTOLAJM- Si u dhunua e reja nga i dashuri, erdhi nga Gjermania për të, por e priti...tmerri!

Aktualisht gjendja e saj është e qëndrueshme.

17 Prill 2023, 13:52 Nga k.m.
FOTOLAJM- Si u dhunua e reja nga i dashuri, erdhi nga Gjermania për
E reja e dhunuar

TIRANË- Dhunuesi i 28-vjeçares, Gleard Guzhollin ka rënë në pranga bashkë me katër bashkëpunëtorët e tij. Por e reja është në ende në spital, ku po kurohet nga plagët që ka marrë, që i rrezikuan edhe jetën. Por TopChannel ka shkuar në spital, duke fiksuar edhe plagët e të resë. Megjithatë aktualisht gjendja e saj është e qëndrueshme.

Sipas Policisë, janë arrestuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” B. N. dhe A. Sh., si dhe për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasit B. K., dhe E. K. Po ashtu, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e jetës së saj, gjatë qëndrimit në spital si dhe jashtë ambienteve të tij, si dhe gjithashtu të familjarëve të saj.

merret peng 28 vjecarja ne tirane

Sondazh

Poll