Politike

Lëvizjet në Polici/ PD akuza Ramës: Solli njerëzit e Tahirit dhe Braçes, të implikuar me drogën

28 Shtator 2019, 11:04 Nga DOSJA
Lëvizjet në Polici/ PD akuza Ramës: Solli njerëzit e Tahirit

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar qeverinë, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj se po rikthejnë në kupolën e Policisë së Shtetit, persona që sipas PD kanë lejuar trafikun e drogës në Shqipëri.  Në një deklaratë për mediat, Alibeaj ka marrë shkas nga lëvizjet e djeshme në Polici ku u largua drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola për t’u zëvendësuar nga Edmond Targaj.

Erigert Mitri ishte shef i komisariati kur avioni i drogës ra në Divjakë dhe ndihmoi për fshehjen e provave.Drejtori i ri i Policisë në Lezhë, Erigert Mitri, njeri i Erion Braçes, ishte kryepolici që mbolli Burrelin me kanabis. Ndërsa Edmond Targaj bashkëpunoi me disa grupe kriminale në zonën e Dibrës për ta mbjellë atë me kanabis,”– tha ndër të tjera në fjalën e tij Alibeaj.

DEKLARATA E PLOTË:

Edi Rama po rikthen në krye të policisë njerëzit e Saimir Tahirit me të cilët mbolli Shqipërinë me drogë, duke e shndërruar vendin në Kolumbinë e Europës.

Dy emërimet e reja në poste të larta drejtuese në policinë e Shtetit, drejtori i ri i Lezhës dhe ai i Policisë Rrugore, tregojnë se Edi Rama nuk ka në plan të plotësojë kushtet e Europës për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, sepse plani i tij i vetëm janë vjedhja e zgjedhjeve nga bashkëpunimi i shtetit me krimin.

Drejtori i ri i policisë së Lezhës Erigert Mitri ka dy pika kulminante në karrierën e tij, që e lidhin drejtpërsëdrejti me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Ai ishte shef i komisariati kur avioni i drogës ra në Divjakë dhe ndihmoi për fshehjen e provave të trafikut të drogës me avion.

Drejtori i ri i Policisë në Lezhë, Erigert Mitri, njeri i Erion Braçes, ishte kryepolici që mbolli Burrelin me kanabis.

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e njohin aktivitetin kriminal të drejtorit të tyre të ri nga dokumentat e Shërbimit Informativ, pasi emri i tij është mes emrave të mbi 120 policëve që morën pjesë në kanabizimin e Shqipërisë bashkë me trafikantët e drogës.

Edhe Drejtori i ri i Policisë Rrugore Edmond Targaj njihet në Polinë e Shtetit si një nga drejtuesit e lartë të policisë i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Edmond Targaj bashkëpunoi me disa grupe kriminale në zonën e Dibrës për ta mbjellë atë me kanabis gjatë kohës që drejtoi policinë e Dibrës dhe, bashkë me drejtues të tjerë të policisë, i shërbyen Edi Ramës për të vjedhur zgjedhjet. Edmond Targaj është graduar në detyrë duke qenë pjesë e dosjes 184.

Partia Demokratike i ka denoncuar të dy këta drejtues të inkriminuar të policisë që në vitin 2016, por me mbrojtjen e duhur politike, ata jo vetëm nuk janë ndëshkuar nga drejtësia, por po riciklohen sërish dhe po ngjiten në karrierë si drejtues të policisë për t’i shërbyer pushtetit të korruptuar dhe kriminal të Edi Ramës.

Mesazhi që Edi Rama jep me emërimet e reja në polici është se ai nuk ka si prioritet t’u sigurojë qytetarëve rend, qetësi dhe siguri.

Prioriteti i tij është t’i japë krimit të organizuar dhe trafikantëve të drogës garanci dhe mbrojtje politike për t’u pasuruar së bashku dhe për të blerë zgjedhjet së bashku.

Prandaj, nën drejtimin e qeverisë nga Edi Rama nuk arrestohet asnjë bos droge, peshqit e mëdhenj janë të paprekshëm dhe kokaina shndërrohet në oriz.

Zgjidhja e vetme për të cilën vendi ka nevojë është ndarja e politikës nga krimi, dekriminalizimi i Policisë së Shtetit dhe drejtimi i vendit nga një qeveri e pastër, që nuk i shërben krimit, por qytetarëve.

Ditën e djeshme, dy drejtues të lartë në strukturat e Policisë së Shtetit janë transferuar nga detyra që kishin, në një tjetër pozicion. Në vend të Mitat Tolës tek Rrugorja është emëruar Edmond Targaj, i cili mbante detyrën e shefit të Sektorit në Forcën Lëvizëse Operacionale, ndërsa Mësohet se me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, në vend të Mitat Tolës është emëruar Edmond Targaj, i cili mbante detyrën e shefit të Sektorit në Forcën Lëvizëse Operacionale.

(k.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat per kanabis edi rama enkeled alibeaj levizje ne strukturat e policise saimir tahiri akuzat per kanabis edi rama enkeled alibeaj levizje ne strukturat e policise saimir tahiri

Sondazh

Poll