Sport

Chelsea çmendet për Joao Felix, veç 100 milionë eurove përfshijnë edhe Lukakun!

Amorim thuhet se është trajneri që duan t'i besojnë ringjalljen, ndërsa Gavi është objektivi i tyre i madh.

16 Prill 2023, 13:15 Nga DOSJA
Chelsea çmendet për Joao Felix, veç 100 milionë eurove

ANGLI - Spiralja në rënie e Chelsea vazhdon. Brighton ishte skuadra e fundit që festoi me blutë brenda “Stamford Bridge”.

Drejtuesit e londinezëve po planifikojnë se si ta bëjnë skuadrën sërish një ekip fitues.

Amorim thuhet se është trajneri që duan t'i besojnë ringjalljen, ndërsa Gavi është objektivi i tyre i madh. Megjithatë, sipas Fichajes, Chelsea planifikon të mbajë Joao Felix në listën e tyre. 

Portugezi i ka bërë përshtypje drejtuesve të klubit, por ata nuk janë të gatshëm të paguajnë 100.000.000 euro që kërkon Atletico Madrid. Kështu në ekuacion hyn Romelu Lukaku, i cili nuk do të qëndrojë te Interi pas huazimit dhe duket se i përshtatet planeve të Simeones.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll