Bota

Rusia 'e pamëshirshme'/ Sulmon kishën në Donetsk ditën e 'Pashkëve Ortodokse', vritet 1 civil, plagosen 5 të tjerë

Zyrtari i administratës tha se një kopsht fëmijësh aty pranë mori flakë si pasojë e granatimeve, ndërsa një tjetër u dëmtua.

16 Prill 2023, 15:37 Nga a.l
Rusia 'e pamëshirshme'/ Sulmon kishën në Donetsk
Kisha në Donetsk

UKRAINË- Trupat ukrainase u bombarduan në Katedralen e Shndërrimit në Donetsk, në orët e para të së dielës, duke lënë të vrarë 1 civil dhe të plagosur 5 persona. 

Kemi informacione për një person të vrarë dhe dy të plagosur”, tha burimi, duke shtuar se disa dhjetëra njerëz ndodheshin brenda katedrales dhe jashtë saj në momentin e sulmit.

Sipas misionit të Republikës Popullore të Donetskut (DPR) në Qendrën e Përbashkët për Kontrollin dhe Koordinimin e Çështjeve që lidhen me krimet e luftës në Ukrainë, forcat e armatosura të Ukrainës hodhën gjithsej 20 raketa nga sistemet e raketave. 

Zyrtari i administratës tha se një kopsht fëmijësh aty pranë mori flakë si pasojë e granatimeve, ndërsa një tjetër u dëmtua. Disa predha ranë pranë katedrales duke shkatërruar objektete me rëndësi hsitorike, shkruajnë mediat e huaja. 

"Në natën e Pashkëve, forcat e armatosura të Ukrainës kryen vëzhgim aktiv ajror në disa rrethe të qytetit. Mbrojtja nga raketat angazhoi objektiva gjatë gjithë natës," tha ai.

Pas granatimeve të kishës, trupat e Kievit vazhduan të bombardojnë Donetsk. Tri predha artilerie 155 mm të standardeve të NATO-s ranë në rrethin e Kievit të qytetit në orën 04:35 të mëngjesit me orën e Moskës. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll