Aktualitet

Ortodoksët kremtojnë Pashkët, mijëra besimtarë në sheshin e qytetit të Korçës

Besimtarët ortodoksë kanë festuar Pashkët, duke mbushur sheshin në mesnatë për të pritur ngjalljen e Krishtit.

16 Prill 2023, 10:11 Nga f.i
Ortodoksët kremtojnë Pashkët, mijëra besimtarë në
Korçë

KORÇË- Në Korçë, ka një traditë shumë vjeçare të festimit të Pashkëve, teksa bulevardi “Republika” në qendër është i mbushur me besimtarë dhe vizitorë të shumë të ardhur edhe nga qytete të tjera të vendit. Besimtarët ortodoksë kanë festuar Pashkët, duke mbushur sheshin në mesnatë për të pritur ngjalljen e Krishtit.

Në kremtimin e Pashkëve besimtarët janë mbledhur në shesh për të marë qirinjtë e ndezur si pjesë e ritualit. Festimet e Pashkës nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.

“Krishti u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit.

Gjatë meshës, besimtarët marrin nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, e cila simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur dhe e çojnë në shtëpitë e tyre, duke bërë kryqin në pragun e shtëpisë dhe duke e mbajtur këtë flakë të pashuar për 40 ditë. Marrja e flakës nga Tryeza e Shenjtë që ju jepet besimtarëve simbolizon flakën që del çdo vit nga varri i Krishtit në Jeruzalem ditën e Pashkëve Orthodhokse, flakë e cila merret dhe shpërndahet nëpër kisha të vendeve të ndryshme.

pashket ortodokse

Sondazh

Poll