Misioni i Ilir Hasanajt për krijimin e kinemave alternative
Ilir Hasanaj KOSOVË- Ilir Hasanaj, regjisor i filmit, me origjinë nga Kosova, por i rritur në Zvicër, është i diplomuar n&eum...
Kompania ‘Ivicom holding’ i kërkon qeverisë shqiptare 150 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e marrëveshjes për ndërtimin e një centrali elektrik në zonën e Korçës.
TIRANË- Prishja e një marrëveshje mes një kompanie austriake dhe Shqipërisë, rrezikon të çojë vendin tonë në një tjetër përballje në arbitrazh. Kompania ‘Ivicom holding’ i kërkon qeverisë shqiptare 150 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e marrëveshjes për ndërtimin e një centrali elektrik në zonën e Korçës.
Mësohet se javën e kaluar, Ministria e Financave ka kryer një transaksion me vlerë rreth 150 milionë lekë të vjetra në llogarinë e një studio ligjore suedeze, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në përballjen me kompaninë austriake. Gjithashtu është kryer dhe një pagesë prej 500 mijë euro për konsulencë lidhur me mosmarrëveshjen.
Në vitin 2018, kompania me seli në Austri, “Ivicom Holding” i ka paraqitur qeverisë shqiptare projektin për ndërtimin e një centrali në zonën e Zëmblakut, i cili do të përdorte gazin e transportuar nga gazsjellësi TAP për të prodhuar energji elektrike.
Ky projekt, i pranuar nga qeveria shqiptare, synonte ndërtimin e centralit me kapacitet 500 megavat, ndërsa do të punësoheshin rreth 400 persona. Kostoja e investimit do të kapte vlerën prej rreth 350 milionë euro. Investimi nuk është realizuar, për shkak se Ministria e Mjedisit nuk ka pranuar të jap lejen mjedisore.
Pas këtij vendim, ky projekt nuk gjeti zbatim ç’ka e detyroi kompaninë austrike të kërkoi në Gjykatën e Arbitrazhit të Suedisë një dëmshpërblim prej 150 milionë euro. Kjo nuk është padia e vetme ndaj qeverisë shqiptare në arbitrazh pasi numërohen edhe disa kompani të tjera si ajo gjermane ‘EMS Shipping’, kompanitë “Dondi dhe Kubota”.
Marrë nga Euronews
Ilir Hasanaj KOSOVË- Ilir Hasanaj, regjisor i filmit, me origjinë nga Kosova, por i rritur në Zvicër, është i diplomuar n&eum...
Spartak Ngjela TIRANË- Deklarata e avokatit Spartak Ngjela mbi përdhunimin dhe mbi femrat në përgjithësi ka krijuar shumë rea...
Covid TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. ...
Banoret TIRANË- Prej gati shtatë muajsh banorët e Bërxullës kanë protestuar kundër projektit Thumanë-Kashar...
Shtepi bari BELGJIKË- Një shqiptar është dënuar me 15 muaj burg dhe me një gjobë prej 8000 euro në Belgjikë, p...
BMë KAMËZ- Dy vëllezër nga Kosova banues në Finlandë, të cilët bënë kallëzim të rremë p&eu...
Trafik në Kapshticë KAPSHTICË- Nesër festohen Pashkët Ortodokose. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës n&...
Policia SARANDË- Një pronar biznesi në Himarë ka kallëzuar në polici largimin e dy punonjësve të tij. Sipas unifor...
Foto ilustruese Por në këtë mes duhet të bëjmë më parë një dallim: Kur flasim për ndikimin e pornogr...
Ervis Rrapo KORÇË- Kryeplaku i fshatit Rehovë në Korçë ka marrë sot masën e sigurisë, pasi akuzohet pë...