Aktualitet

Përgjimet i nxorrën zbuluar! Shkatërrohet banda shqiptare e grabitësve, në pranga 6 persona në Itali

Nga hetimet të kryera edhe me përgjime telefonike dolën indikacione të rënda lidhur me “ekzistencën e një grupi shtetasish rumunë dhe shqiptarë të dedikuar për kryerjen e vjedhjeve, të kryera gjatë natës”.

16 Prill 2023, 09:31 Nga A.B
Përgjimet i nxorrën zbuluar! Shkatërrohet banda shqiptare e
Policia

ITALI- Një bandë është shkatërruar nga autoritetet italiane, pasi akuzohet për disa vjedhje dhe grabitje të kryera në provincat Benevento, Caserta, Isernia, Salerno, Potenza dhe Matera. Të arrestuarit janë 4 shqiptarë dhe dy shtetas rumunë, ndërsa urdhëri për prangosjen e tyre u lëshua nga gjykata e Beneventos.

Nga hetimet të kryera edhe me përgjime telefonike dolën indikacione të rënda lidhur me “ekzistencën e një grupi shtetasish rumunë dhe shqiptarë të dedikuar për kryerjen e vjedhjeve, të kryera gjatë natës”.

Grabitjet kryheshin kryesisht kundër objekteve industriale dhe aktiviteteve tregtare./Dosja.al

arrestohen shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll