Aktualitet

"Ringjallja e shpresës", besimtarët ortodoksë në Elbasan kremtojnë Pashkët

Besimtarët kanë uruar njëri-tjetrin në këtë ditë të shenjtë ndërsa kanë kryer ritet e rastit.

16 Prill 2023, 09:53 Nga f.i
"Ringjallja e shpresës", besimtarët ortodoksë në
Foto ilustruese

ELBASAN- Qindra besimtarë në Elbasan ju bashkuan meshës së shenjtë të vigjiljes së Pashkëve, e cila u mbajt në kishën e “Shën Kollit”. Besimtarët kanë uruar njëri-tjetrin në këtë ditë të shenjtë ndërsa kanë kryer ritet e rastit.

Të krishterët në festën e pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

"Vit i mbarë për të gjithë shqiptarët. Është festë shumë e rëndësishme."-u shprehën besimtarët.

"Festa më e madhe e ortodoksëve, kjo festë simbolizon ringjalljen e shpresës“-thanë besimtarët.

Gjatë meshës, besimtarët marrin nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, e cila simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur dhe e çojnë në shtëpitë e tyre, duke bërë kryqin në pragun e shtëpisë dhe duke e mbajtur këtë flakë të pashuar për 40 ditë.

Traditë në festën e Pashkëve janë vezët e kuqe. Veza e lyer me të kuqe simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

pashket ortodokse

Sondazh

Poll