Aktualitet

Aksident në Lezhë, ambulanca përplaset me 'Ford-in', shoferi përfundon me urgjencë në spital

Një autoambulancë është përplasur me një automjet tip 'Ford' dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

16 Prill 2023, 07:39 Nga A.B
Aksident në Lezhë, ambulanca përplaset me 'Ford-in',
Aksidenti

LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotme në autostradën Lezhë-Milot, në vendin e quajtur kryqëzimi i Shënkollit. Raportohet se një autoambulancë është përplasur me një automjet tip 'Ford' dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Identiteti i personit të lënduar ende nuk bëhet i ditur.

Ai është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti./Dosja.al

aksident ne lezhe

Sondazh

Poll