Aktualitet

U kap në 'shtëpi bari', dënohet me 15 muaj burg shqiptari në Belgjikë, dëshmia: Kur erdha ishte çdo gjë gati

Para gjykatës ai deklaroi se kishte ardhur në Belgjikë për të gjetur të ardhura për trajtimin mjekësor të nënës së tij. 

15 Prill 2023, 18:58 Nga I.A
U kap në 'shtëpi bari', dënohet me 15 muaj burg
Shtepi bari

BELGJIKË- Një shqiptar është dënuar me 15 muaj burg dhe me një gjobë prej 8000 euro në Belgjikë, pasi është shpallur fajtor për kultivim të kanabisit. Dhnet shkruan se arrestimi është kryer më 9 gusht të vitit të kaluar, pasi u kap në një 'shtëpi bari' me 1280 bimë.

Para gjykatës ai deklaroi se kishte ardhur në Belgjikë për të gjetur të ardhura për trajtimin mjekësor të nënës së tij. 

"Kur mbërrita, gjithçka ishte gati tashmë," tha ai.

shtepi bari ne belgjike arrestohet shqiptari

Sondazh

Poll