Aktualitet

Bën denoncim të rremë për vjedhjen e BMW-së, arrestohen 2 vëllezër në Kamëz

Po ashtu janë proceduar penalisht dhe dy persona të tjerë, të cilët ishin blerësit e automjetit.

15 Prill 2023, 17:59 Nga I.A
Bën denoncim të rremë për vjedhjen e BMW-së, arrestohen
BMë

KAMËZ- Dy vëllezër nga Kosova banues në Finlandë, të cilët bënë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tyre luksoz tip BMW, me qëllim përfitimin e siguracionit, kanë rënë në pranga. Po ashtu janë proceduar penalisht dhe dy persona të tjerë, të cilët ishin blerësit e automjetit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 6800 euro dhe pjesët e automjetit BMW X6, të cilat ishin çmontuar në një pikë servisi në Kavajë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të marrë nga dy shtetas, për vjedhjen e automjetit të tyre, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Insurance”. Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. G., 27 vjeç, dhe B. G., 21 vjeç, të banues në Finlandë. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit V. K., 49 vjeç, dhe I. K., 24 vjeç, të dy banues në Kavajë. Dy vëllezërit (S. G., dhe B. G.) kanë bërë kallëzim  të rremë për vjedhjen e automjetit të tyre BMW X6, të cilin e kanë shitur te shtetasit V. K., dhe I. K., me qëllim përfitimin e siguracionit të automjetit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6800 euro dhe pjesët e automjetit që janë gjetur në një pikë shitjesh automjetesh, në Kavajë.

policia e kamzes

Sondazh

Poll