Aktualitet

Covid, MSH: 13 persona janë infektuar në 24 orët e fundit

Nga 255 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 13 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 172 pacientë aktivë me COVID-19.

15 Prill 2023, 19:52 Nga I.A
Covid, MSH: 13 persona janë infektuar në 24 orët e fundit
Covid

TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 255 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 13 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 172 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. 

Njoftimi i Policisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 255 testime, nga të cilët 13 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19: 10 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Fier, Patos. Janë 172 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,294 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 15 Prill 2023)

Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 255
Testime totale 2,052,720
Raste pozitive 334,070
Raste të shëruara 330,294
Raste Aktive 172
Humbje jete 3,604
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 148
Vlorë 12
Fier 5
Elbasan 4
Shkodër 2
Korçë 1

covid-19 bilanci i covid ne vend

Sondazh

Poll