Aktualitet

Abuzoi seksualisht me 23-vjeçaren, Gjykata e Korçës lë në burg kryeplakun e fshatit Rehovë

Gjykata e Korçës ka vendosur për 29 vjeçarin Ervis Rrapo masën e sigurisë arrest me burg. 

15 Prill 2023, 16:35 Nga I.A
Abuzoi seksualisht me 23-vjeçaren, Gjykata e Korçës lë
Ervis Rrapo

KORÇË- Kryeplaku i fshatit Rehovë në Korçë ka marrë sot masën e sigurisë, pasi akuzohet për përdhunimin e në 23-vjeçareje me probleme të shëndetit mendor. Gjykata e Korçës ka vendosur për 29 vjeçarin Ervis Rrapo masën e sigurisë arrest me burg. 

Ishte Prokuroria ajo që kërkoi këtë masë sigurie, e cila paraqiti prova që imlikojnë të riun në këtë vepër të rëndë. Ndërkohë që Rrapo ka mohuar të gjitha akuzat që rëndojnë sipër tij. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së çështjes

ervis rrapo

Sondazh

Poll