Sport

Napoli në luftë me tifozët, De Laurentiis shoqërohet nga një eskortë policie...

Klubi është gati të festojë ‘skudeton’, por ultrasit janë të pakënaqur me drejtuesit e klubit

15 Prill 2023, 10:44 Nga DOSJA
Napoli në luftë me tifozët, De Laurentiis shoqërohet nga

ITALI - Presidenti i Napolit është i shoqëruar nga një eskortë policie këto ditë. Edhe pse klubi po përgatitet për të fituar kampionatin, ka tension mes Aurelio De Laurentiis dhe tifozëve, për shkak të çmimit të biletave.

Ultrasit e Napolit qëndruan të heshtur në humbjen 4-0 të fundjavës së kaluar ndaj AC Milan, në shenjë proteste ndaj çmimeve të biletave në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’, masave të sigurisë dhe kufizimeve për hyrjen e flamujve dhe banderolave ​​në stadium.

Sipas agjencisë së lajmeve ‘Ansa’, për shkak të tensionit të shtuar, autoritetet e qytetit vendosën t’i japin mbrojtje policore presidentit të klubit.
Ekipi është vetëm pak ditë larg nga fitimi i ‘Scudetto’-s së tij të parë në më shumë se pas tre dekadash. Në këtë pikë, ata kanë trembëdhjetë pikë më shumë se Lazio, i dyti në Serie A.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll