Bota

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Blinken: Nuk ka ndikuar në bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët tanë

Një anëtar 21-vjeçar i Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA-së i akuzuar për zbulimin e të dhënave të inteligjencës ushtarake top-sekret në internet u akuzua më 14 prill për kopjim dhe transmetim të paligjshëm të materialeve të klasifikuara. 

15 Prill 2023, 16:51 Nga a.l.
Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Blinken: Nuk ka ndikuar
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaron se rrjedhja e të dhënave sekrete të inteligjencës ushtarake në internet nuk ka ndikuar në bashkëpunimin e Uashingtonit me partnerët dhe aleatët e tij. Duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin vietnamez Hanoi, Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar me partnerët dhe aleatët e tyre për këtë çështje, shkruajnë mediat e huaja. 

Në bazë të bisedave që kam pasur, nuk kam dëgjuar asgjë që do të ndikonte në bashkëpunimin tonë me aleatët dhe partnerët”, tha z. Blinken, duke shtuar se ai ka dëgjuar “vlerësim” për hapat që ka ndërmarrë Uashingtoni.

Një anëtar 21-vjeçar i Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA-së i akuzuar për zbulimin e të dhënave të inteligjencës ushtarake top-sekret në internet u akuzua më 14 prill për kopjim dhe transmetim të paligjshëm të materialeve të klasifikuara. 

antony blinken

Sondazh

Poll