Bota

Krimi makabër në Pejë/ I preu kokën të ëmës, dëshmia e të riut pas arrestimit: Ndërhyri në punët e mia personale

Ai ka pranuar që ka kryer krimin dhe do të mbrohet në heshtje. 

15 Prill 2023, 16:26 Nga a.l
Krimi makabër në Pejë/ I preu kokën të ëmës,
Djali vret nënën në Pejë

KOSOVË- Urim Hyseni, shqiptari i Kosovës që masakroi për vdekje nënën e tij pasditen e djeshme në banesën e tyre në Pejë, ka dëshmuar para Prokurorisë se ka patur probleme me të ëmën dhe se sipas tij ajo po ndërhynte në punët e tij personale. Ai ka pranuar që ka kryer krimin dhe do të mbrohet në heshtje. 

Në orën 14:30 i dyshuari për vrasjen e nënës së tij, Urim Hyseni do të paraqitet në gjykatë për masën e sigurisë. Mësohet se psikiatri që ka qenë prezent në marrjen në pyetje të Hysenit nga Prokuroria ka konkluduar se ai është në gjendje të paraqitet para gjykatësit. Hyseni gjatë së premtes pas arrestimit nuk ka qenë në gjendje të flasë e po ashtu ka ndërruar avokatët. Ekzaminimi i tij psikik i është kryer dhe pritet raporti përfundimtar. 

I dyshuari i krimit tronditës ishte i martuar me një grua nga komuna e Gjakovës, mirëpo për shkak të përkeqësimit të raporteve ai ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, ku për këtë gjë e fajësonte edhe nënën e tij. I dyshuari për ngjarjen e rëndë Urim Hyseni ka jetuar për rreth pesë vjet në shtetin e Gjermanisë dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij për vizitë. 

djali vret nenen ne peje

Sondazh

Poll