Bota

Protestat e dhunshme në mbështetje të tij, Bolsonaro do të merret në pyetje nga policia federale

Gjykatësi Alexandre de Moraes vendosi që Bolsonaro duhet të paraqitet para policisë federale brenda 10 ditëve për t'iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me akuzat se ai ka nxitur rebelët, të cilët po bënin thirrje për rrëzimin e kundërshtarit elektoral të Bolsonaros, presidentit aktual Luiz Inacio Lula daSilva.  

15 Prill 2023, 15:16 Nga a.l
Protestat e dhunshme në mbështetje të tij, Bolsonaro do të
Jair Bolsonaro

BRAZIL-  Një gjykatës i Gjykatës së Lartë të Brazilit ka urdhëruar që ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro të merret në pyetje nga policia për pushtimin e pallatit presidencial, Kongresit dhe Gjykatës së Lartë në Brasilia nga mbështetësit e tij më 8 janar, shkruajnë mediat e huaja. 

Gjykatësi Alexandre de Moraes vendosi që Bolsonaro duhet të paraqitet para policisë federale brenda 10 ditëve për t'iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me akuzat se ai ka nxitur rebelët, të cilët po bënin thirrje për rrëzimin e kundërshtarit elektoral të Bolsonaros, presidentit aktual Luiz Inacio Lula daSilva.  

jair bolsonaro

Sondazh

Poll