Bota

Dyshohet se janë pjesë e një grupi terrorist, 5 ukrainas pritet të gjykohen në Rusi

Sipas mediave shtetërore ruse, oficerët rusë të FSB-së gjetën eksploziv më 6 prill në makinë në garazhin e një të dyshuari.

15 Prill 2023, 15:58 Nga a.l
Dyshohet se janë pjesë e një grupi terrorist, 5 ukrainas pritet
Rusi-Ukrainë

RUSI- Pesë ukrainas në Zaporizhzhiado të dalin përpara një gjykate ruse pasi dyshohet se janë pjesë e një grupi terrorist.  Autoritetet ruse kanë akuzuar 5 ukrainasit, të dyshuar si anëtarë të Forcave të Armatosura dhe Forcave të Mbrojtjes Territoriale, për planifikimin e shpërthimeve në vendet ku ishin vendosur trupat ruse dhe vendet ku shpërndahej ndihma humanitare.

Sipas mediave shtetërore ruse, oficerët rusë të FSB-së gjetën eksploziv më 6 prill në makinë në garazhin e një të dyshuari. Depo me armë, municione dhe granata dyshohet se u gjetën në bodrume, garazhe, si dhe nën grumbuj mbeturinash dhe gurë varresh në varreza, shkruajnë mediat e huaja.

Rusia mbajti referendume të rreme në pjesët e pushtuara të rajoneve Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk në fund të shtatorit 2022 dhe pretendoi aneksimin e të gjithë territorit të katër rajoneve. Të mbijetuarit në territoret e çliruara të Ukrainës tregojnë se janë nënshtruar kërcënimeve, torturave dhe mobilizimit të detyruar nën pushtimin rus.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll