Bota

Shtohen tensionet në veri të Kosovës, digjen 3 makina pa targa në Leposaviç

Sipas policisë rreth orës 3 të mëngjesit kanë marrë informacionin për djegien e makinave në Leshak të Leposaviçit.

15 Prill 2023, 16:43 Nga a.l
Shtohen tensionet në veri të Kosovës, digjen 3 makina pa targa
Policia e Kosovës

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e së shtunës në veri të Kosovës janë djegur edhe tre makina të tjera. Sipas policisë rreth orës 3 të mëngjesit kanë marrë informacionin për djegien e makinave në Leshak të Leposaviçit.

Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviçit, tri makina të tij (nuk janë me targa RKS), janë përfshirë nga zjarri”, thuhet në njoftim.

Targat kanë qenë shkaktar i tensioneve në veri të Kosovës që nga viti 2022. Kosova konsideron se targat e lëshuara nga autoritetet serbe janë të paligjshme. Përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës arritën marrëveshje në Ohër, e cila përfshin “njohjen reciproke të shenjave të regjistrimit”, por riregjistrimi i automjeteve me targa serbe në targa të Kosovës, është bllokuar.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll