Sport

Lautaro Martinez ka partneren më seksi në Itali! Ja si duket Agustina me rroba banje...

Agustina Gandolfo (27 vjeç) është një modele, ndikuese e mediave sociale, yll i Instagramit dhe personalitet i internetit!

15 Prill 2023, 09:57 Nga DOSJA

Lautaro Martinez ka partneren më seksi në Itali! Ja si duket Agustina

ITALI - Lautaro Martinez dhe Agustina Gandalfo formojnë një çift përpara se futbollisti të mbërrinte te Interi në vitin 2018. Italianët e blenë atë nga Racing Club për 25 milionë euro, kohë në të cilën pjesa e tij në treg, sipas faqeve të specializuara ishte 25 milionë. Tani, futbollisti vlen jo më pak se 80 milionë! 

Lautaro Martinez ka një të dashur të mrekullueshme. Të dy kanë një vajzë të vogël së bashku me emrin Nina, por kushdo që do të shikonte fotot e Agustinës në rrjetet sociale nuk do ta kishte idenë se ajo ka kaluar një shtatzëni, pasi ajo duket e pabesueshme. Madje, çifti është në pritje të fëmijës së dytë!

Biondja bukuroshe është fanatike e sportit dhe kjo duket në pamjen e saj. Ky pasion i ka fituar edhe mbi 900 mijë ndjekës në Instagram, ku promovon sportin dhe një mënyrë jetese të shëndetshme.

Përveç të ardhurave të fituara nga aktiviteti në mjedisin online, Augustina Gandolfo ka edhe një restorant në Milano, të quajtur Coraje. Pra, biondja shquhet si për nga bukuria ashtu edhe për para. Për të mos thënë që ka një marrëdhënie të bukur edhe me futbollistin që e bëri mami. 

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll