Sport

Tebas për qëndrimin e presidentit Laporta: "Më mirë vonë se kurrë"...

Presidenti i La Liga pret që lideri i klubit katalanas të japë shpjegime bindëse

15 Prill 2023, 07:36 Nga DOSJA
Tebas për qëndrimin e presidentit Laporta: "Më mirë

SPANJE - Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, nuk e ka fshehur këtë të premte kënaqësinë e tij me vendimin e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, që të hënën e ardhshme të dalë para mediave për të folur për “rastin Negreira”.

"Ai duhet ta kishte bërë më pare, sepse nuk është një çështje që kërkon shumë kohë, por më mirë vonë se kurrë. Le të shpresojmë dhe shpresoj kështu, që të hënën e ardhshme ai të mund të sqarojë gjithçka për ne,"- tha Tebas, pasi mori pjesë në inaugurim e selisë së katërt të La Liga-s.

 Në këtë kuptim, ai pyeti veten se si është e mundur që drejtuesit e Barçës “për 18 vite” dhe pasi kaluan “katër” presidentë justifikohen se janë mashtruar.

"Dëmi është shumë më i madh se ai që po ndodh tani, dhe unë jam më i shqetësuar për dëmtimin e reputacionit, sesa nëse Barcelona do të luajë në kompeticion evropian vitin e ardhshëm,"- tha Tebas, të cilit i mungojnë "disa dorëheqje" për këtë çështje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll