Art&Argëtim

Çfarë po ndodh me yllin e kinematografisë? Jack Nicholson shihet i vetmuar në ballkonin e shtëpisë pas 18 muajsh, fansat e tij shqetësohen (VIDEO)

Nicholson u fotografua duke shijuar ajrin e pastër me pamje nga rezervuari i Franklin Canyon. Në një moment, ylli "One Flew Over the Cuckoo's Nest" vëzhgoi me vëmendje një helikopter që fluturonte sipër. 

15 Prill 2023, 10:59 Nga a.l
Çfarë po ndodh me yllin e kinematografisë? Jack Nicholson
Jack Nicholson

SHBA- Ylli legjendar i kinematografisë, Jack Nicholson është shfaqur për herë të parë pas 18 muajsh jashtë banesës së tij. Në disa foto dhe video të kapura nga paparacit, Nicholson shihet në një pamje krejtësisht ndryshe, që ka shqetësuar jo pak fansat dhe adhuruesit e tij. Ylli i disa çmimeve historike 'Oscar' është parë në ballkonin e banesës së tij në Mullholland Drine në Beverly Hills, me një bluzë të gjerë ngjyrë portokalli, pantallona dhe flokë të shkujdesur, në pamjet e një njeriu që prej shumë kohësh ka jetuar i vetëm dhe i izoluar pas asnjë kontakt me botën e jashtme. 

Nicholson u fotografua duke shijuar ajrin e pastër me pamje nga rezervuari i Franklin Canyon. Në një moment, ylli "One Flew Over the Cuckoo's Nest" vëzhgoi me vëmendje një helikopter që fluturonte sipër. 

Ai e ka bërë të qartë se shtëpia e tij është kështjella e tij. Por njerëzit thjesht dëshirojnë që ai të dilte për t'u treguar atyre se është mirë dhe nuk ka asgjë që ata të shqetësohen. 

Nicholson, 85 vjeç, është padyshim beqari më i famshëm i 'La La Land'. Romanca e tij më e famshme me Angelica Houston përfundoi gati 25 vjet më parë.   Ylli i 'Oscar' u pa për herë të fundit në tetor 2021 së bashku me djalin e tij të çuditshëm, Ray, i ulur në oborr. Ray është një nga të paktët njerëz me të cilët Nicholson mban kontakte. 

jack nicholson

Sondazh

Poll