Aktualitet

I dënuar me 25 vite burg në Itali! Prokuroria e Durrësit, ka përfunduar hetimet, Buçeza merret i pandehur

Prokuroria ka vendosur sekuestrimin e 14 apartamenteve dhe 5 ndërtimeve të Buçezës, të cilat ndodhen në zonën e “Plepave” në qytetin e Durrësit.

14 Prill 2023, 19:42 Nga A.B
I dënuar me 25 vite burg në Itali! Prokuroria e Durrësit, ka
Prokuroria

DURRËS- Prokuroria e Durrësit, ka përfunduar hetimet duke dërguar si të pandehur në gjykatë, Hasan alias Asjan Buçeza. Po ashtu, Prokuroria ka vendosur sekuestrimin e 14 apartamenteve dhe 5 ndërtimeve të Buçezës, të cilat ndodhen në zonën e “Plepave” në qytetin e Durrësit.

Buçeza akuzohen për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, pasi siç rezulton në materialin hetimor, Buçeza, është përfshirë në një grup-kriminale për trafik droge. Autoritetet gjyqësore të Milanos vite më parë, kanë kërkuar 25 vite burg për Asjan Bucezën, pasi akuzohej për “Pjesëmarrje në organizata kriminale”.

Ai akuzohet për trafik të sasive të mëdha të heroinës dhe aktivitetin kriminale e kishte të fokusuar në sheshin e Milanos, por edhe në Rimini, Padova dhe Vicenza./Dosja.al

asjan buçeza durres

Sondazh

Poll