Aktualitet

E premtja e zezë/ Besimtarët ortodoksë në Korçë marrin pjesë në ceremoninë e Epitafit

Mijëra qytetarë korçarë dhe turistë ndoqën nga afër ritin e kalimit nën epitaf dhe varrimin e Krishtit e organizuar nga Mitropolia e Shenjtë.

14 Prill 2023, 20:02 Nga A.B
E premtja e zezë/ Besimtarët ortodoksë në Korçë
Besimtaret

KORÇË- Besimtarët ortodokse në Korçë kanë kremtuar të Premten e Zezë dite kjo e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në Kryq.

Mijëra qytetarë korçarë dhe turistë ndoqën nga afër ritin e kalimit nën epitaf dhe varrimin e Krishtit e organizuar nga Mitropolia e Shenjtë. Nisja është bërë nga sheshi i  Katedrales “Ngjallja e Krishtit” ku janë bashkuar 6 epitafet e kishave, ndërsa ka vijuar në dy bulevardët kryesore.

Nën tingujt e vajtimeve dhe këngëve fetare kushtuar këtij momenti, ata kanë ecur në zonën pedonale të qytetit dhe pastaj duke vazhduar në unazën e vogël të qytetit u rikthyen tek Katedralja "Ngjallja e Krishtit".

Data e ndryshimeve të Pashkëve çdo vit dhe kishat Ortodokse Lindore festojnë Pashkët në një ditë të ndryshme nga kishat perëndimore. Është e zakonshme që të krishterët ortodoks të përshëndesin njëri-tjetrin gjatë sezonit të Pashkëve me përshëndetjen e Pashkëve. Përshëndetja fillon me frazën, "Krishti është ringjallur!" Përgjigja është "Me të vërtetë, Ai është ringjallur!"/Dosja.al

 

e premtja e zeze pashket ortodokse

Sondazh

Poll